Ndërlidhjet

Lirohet aktivistja Leyla Yunus


Aktivistja Leyla Yunus pas lirimit nga burgu

Aktivistja Leyla Yunus pas lirimit nga burgu

Aktivistja e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan, Leyla Yunus, është liruar sot nga burgu dhe atë pas kërkesës që e ka parashtruar mbrojtja.

Mbrojtja ka kërkuar lirimin e saj me qëllim të shërimit, ngase gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Ajo është dënuar nga një gjykatë në Baku me tetë vjet e gjysmë burgim nën akuzat për mashtrim dhe evazion fiskal.

Lirimi i saj është bërë një muaj pas lirimit të bashkëshortit të saj, aktivistit për të drejtat e njeriut, Arif Yunus, 60 vjeçar.

Bashkëshorti i saj, i liruar në javën e dytë të nëntorit, ishte liruar gjithashtu për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Në muajin gusht ai ishte dënuar me 7 vjet burg, ndërsa bashkëshsortja e tij, Leyla Yunus, 59 vjeçare, me 8 vjet e gjysmë, për krime ekonomike, në rastin që grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut e kanë dënuar si absurd i drejtësisë.

Gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut në Azerbajxhan të cilët e kanë kritikuar regjimin e presidentit Ilham Aliyev, në disa raste janë arrestuar për mashtrim, evazion fiskal e vepra të tjera penale.

XS
SM
MD
LG