Ndërlidhjet

Kritika në shtyp për komentet e Trumpit


Donald Trump
Donald Trump

Me kërkesën e tij për ta përfunduar gjithë migrimin mysliman, kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, e ka radhitur vetveten në politikat raciste dhe injorante të migrimit të vitit 1920, shkruan revista amerikane, Newsweek, dhe konstaton se kjo gjë “është tragjike për disa arsye”.

Amerika është vend i migrantëve, dhe ka qenë e tillë për shekuj. Migrantët myslimanë kanë kontribuar në mënyrë tejet të çmueshme për rritjen dhe avancimin amerikan.

Revista Newsweek konsideron se duke u përpjekur që ta plaçkis të ardhmen e kontributeve të pafundme të migrantëve myslimanë amerikanë për këtë vend, Trump po e dëmton Amerikën.

Revista konstaton se propozimi i tij zhgënjyes është jokushtetues dhe e fuqizon ideologjinë ekstremiste.

E përditshmja Washington Post e trajton krahasimin e kandidatit republikan për president amerikan, Donald Trump, me biznesmenin, Wendell Willkie, i cili në vitin 1940 e kishte fituar nominimin republikan.

Por, Trump ndryshon diametralisht nga Willkie, pasi luan në frikën ndaj të huajve dhe minoritetet fetare dhe religjioze.

“Analogjia është absurde”, thotë David Ghart, shkencëtar politik në George Mason University.

Me të vërtetë Trump më tepër i ka borxh traditës së biznesmentit Willkie se sa asaj të Benito Musolinit, sepse nëse ai duhet të krahasohet me një figurë politike të vitit 1940, atëherë ai i afrohet ish-diktatorit italian, Benito Musolinit, shkruan gazeta.

Dallimi nuk është vetëm sipërfaqësor. Shpallja se ai do t’i bllokojë të gjithë myslimanët nga hyrja në Shtetet e Bashkuara, ka shumë theksime të dukshme fashiste.

Historiani konservator ushtarak, Max Boot, në Twitter ka shkruar se “Trump është fashist. Ky nuk është term që e përdori lirshëm ose shpeshherë. Por, ai e ka merituar atë”.

E përditshmja londineze, Financial Times, e boton artikullin me titull “Sulmi fyes i Donald Trumpit në vlerat amerikane”.

Gazeta shkruan se në shumë nivele, propozimi i Trumpit për ndaljen e hyrjes së të gjithë myslimanëve në Amerikë, paraqet zile alarmi.

Në aspektin moral, mbyllja e kufijve të Shteteve të Bashkuara, për një kategori të tërë të popullit, është i neveritshëm.

Implikimi se secili mysliman është rekrut potencial i ISIS-it është fyes dhe jokushtetues: Amerika e ruan pozicionin udhëheqës të individit para ligjit dhe nuk lejon pengesë religjioze, shkruan Financial Times.

Përgatiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG