Ndërlidhjet

TIME: Angela Merkel, personalitet i vitit 2015


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shpallur personalitet i vitit 2015 nga revista prestigjioze Time.

Në arsyetimin e revistës thuhet se zonja Merkel “ka kërkuar më shumë nga vendi i saj seç do të guxonin të bënin shumë politikanë, ka qëndruar e vendosur kundër tiranisë dhe ka ofruar lidership të palëkundur moral në një botë në të cilën nuk ka shumë” lidership të tillë.

Merkel është femra e parë që shpallet “Personalitet i Vitit” nga revista Time.

Ajo e ka nisur vitin duke iu kundërvënë presidentit rus Vladimir Putin, është marrë me vendosmëri me krizën financiare greke dhe krizën në Eurozonë dhe së fundmi, ka menaxhuar krizën me migrantë në atë mënyrë që njerëzit kanë nisur ta cilësonin si “ndërgjegje të Evropës”.

XS
SM
MD
LG