Ndërlidhjet

Myslimani i Bosnjes gjykohet në Austri për krimet ndaj serbëve


Ilustrim

Ilustrim

Një mysliman i Bosnjes është paraqitur sot p ara një gjykate në Austri nën akuzat se në 1992-ten e ka sulmuar një fshat serb duke lënë të vdekur 16 civilë, në mesin e të cilëve dy fëmijë.

48 vjeçari i cili jeton për dy dekada në Austri dhe si i tillë posedon shtetësi austriake, akuzohet se së bashku me një grup të madh myslimanësh, në shtator të 1992-tes, e kanë sulmuar fshatin Serdari.

Prokurorët në Linz thanë sot se “masakra” është kryer në shenjë hakmarrje për vrasjen e myslimanëve nga forcat serbe.

I dyshuari për pjesëmarrje në këtë sulm, sot është deklaruar i pafajshëm dhe mbetet duke u mbrojtur në liri.

Në vitin 2011, një gjykatë në Sarajevë ka urdhëruar burgosjen e katër myslimanëve të Bosnjes për kryerjen e krimeve të luftës në Serdari, fshat në të cilin janë vrarë 16 persona të cilët ishin nga 4 deri në 60 vjeç.

Emri i të akuzuarit në Austri është përmendur me këtë rast.

Më shumë se 30 dëshmitarë pritet që dëshmojnë ndaj tij, në gjykimin që do të mbahet në Linz, e i cili pritet të zgjasë disa muaj.

Në mesin e dëshmitarëve janë dy të mbijetuara femra të cilat në dëshminë paraprake e kanë identifikuar të akuzuarin si njëri nga sulmuesit në Serdari.

“Unë e njoh atë në bazë të zërit dhe në bazë të pamjes”, ka thënë njëra nga dëshmitaret, dëshminë e së cilës e ka cituar sot prokurori i rastit, Doris Fiala.

Por pretendimet e prokurorisë i ka hedhur poshtë avokati mbrojtës i të akuzuarit.

Lufta në Bosnje që ka nisur në 1992-ten e që ka zgjatur deri në 1995-ten ka rezultuar me rreth 100 mijë të vrarë dhe rreth dy milionë të tjerë të zhvendosur.

XS
SM
MD
LG