Ndërlidhjet

Vdes i mbijetuari i fundit i Ushtrisë së Kuqe sovjetike


Nikolai Belyaev

Nikolai Belyaev

Zyrtarët ushtarakë rusë thonë se i mbijetuari i fundit, veterani i Ushtrisë së Kuqe sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore I cili morri pjesë në ndërhyrejn për kapjen e parlamentit të Reichstag-ut në Berlin, ka vdekur sot në moshën 93 vjeçare në Shën Petersburg.

Shërbimi për media në forcat e armatosura ruse, përmes një komunikate të lëshuar sot, tha se veterani i vdekur është Nikolai Belyaev nga regjimenti i 756-të i ushtrisë sovjetike.

Regjimenti, pjesë e të cilit kishte qenë edhe Belyaev, ishte i pari që e kishte marrë ndërtesën e parlamentit Reichstag.

Belyaev pritet të varroset me nderime ushtarake.

XS
SM
MD
LG