Ndërlidhjet

Greqi: Fundoset anija me dhjetëra migrantë


Një grup i migrantëve duke arritur më ishullin grek Lesbos nga Turqia
Një grup i migrantëve duke arritur më ishullin grek Lesbos nga Turqia

Roja bregdetare e Greqisë thotë se e ka gjetur edhe një trup të pajetë, i cili është i një fëmije, nga pjesa lindore e Egjeut, kështu që tash numri i të vdekurve nga fundosja e anijes me dhjetëra migrantë nga Turqia për në Greqi, ka arritur në së paku 12 vetë.

Të zhdukur, ende, konsiderohen 12 persona, ndërsa 26 të tjerë janë shpëtuar.

Anija prej druri mendohet se i ka bartur 50 vetë, kur në të ka filluar të depërtoj uji afër ishullit grek Farmakonisi, sot herët në mëngjes.

Roja bregdetare greke tha se në kërkimet për të zhdukurit janë përfshirë anije të marinës, një helikopter dhe një anije e agjencisë evropiane të kufirit, Frontex.

Greqia është pikë kryesore e hyrjes për refugjatët që synojnë të depërtojnë në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, në perëndim dhe veri.

Më se 700 mijë njerëz deri tash këtë vit kanë hyrë në Greqi, ndërsa pjesa më e madhe e tyre kanë vazhduar nëpër vendet e Ballkanit, për në shtetet më të pasura të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG