Ndërlidhjet

Gjermani: Refugjatëve u jepen karta të reja identiteti


Pamje e migrantëve në një kamp në Gjermani
Pamje e migrantëve në një kamp në Gjermani

Qeveria e Gjermanisë planifikon dhënien e dokumenteve të reja të identitetit për migrantët që arrijnë në këtë vend, në kuadët të përpjekjeve për përmirësimin e menaxhimit të fluksit të njerëzve, që vijnë nga krizat e luftës dhe vendet e tjera.

Ministri i brendshëm, Thomas de Maiziere, sot e ka paraqitur propozimin për kartat e reja të identifikimit, të cilat autoritetet planifikojnë t’ua japin refugjatëve të rinjë nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm, raporton agjencia AP.

Zoti Maiziere tha se karta e identitetit do tu mundësoj autoriteteve që të kenë njohuri se ku gjenden azilkërkuesit dhe çfarë shërbimesh atyre u duhen.

Qeveria e Gjermanisë tha se në periudhën janar – nëntor të këtij viti, janë regjistruar më se 965 mijë azilkërkues.

XS
SM
MD
LG