Ndërlidhjet

logo-print

Khodorkovsky: Revolucioni i ri rus i “paevitueshëm”


Mikhail Khodorkovsky gjatë konferencës së sotme për gazetarë në rrjetin YouTube

Mikhail Khodorkovsky gjatë konferencës së sotme për gazetarë në rrjetin YouTube

Pasaniku rus në ekzil, Mikhail Khodorkovsky, tha gjatë një konference online me gazetarët se një revolucion i ri rus është “i paevitueshëm”.

Duke folur sot nga Londra, prej nga është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Moskë dhe Londër, në transmetim të drejtëpërdrejtë në rrjetin YouTube, Khodorkovsky tha se “revolucioni duhet të jetë paqësor”.

“Me mungesën e zgjedhjeve të lira dhe korrekte dhe mekanizmave të tjerë për ndryshim juridik të qeverisjes, e vetmja mënyrë për t’i ndryshuar gjërat është revolucioni”, tha Khodorkovsky.

Ai e ka akuzuar qeverinë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se e ka sjellur vendin në izolim ndërkombëtar.

“Ne kemi të bëjmë me grushtshtet të plotë jokushtetues”, tha Khodorkovsky, duke u shprehur për goditjen e qeverisë së Putinit kundër institucioneve demokratike dhe kundërshtarëve politikë në Rusi.

Ai, po ashtu, theksoi se Putini dhe ndihmësit e tij duhet të mbahen përgjegjës për aksionet e tyre dhe ka kërkuar që presidentët e ardhshëm të këtij vendi nuk duhet të lejohen që të shërbejnë më tepër se dy mandate.

XS
SM
MD
LG