Ndërlidhjet

Turqi: Mbrohet vendosja e trupave në veri të Irakut


Pamje e një tanku të ushtrisë turke
Pamje e një tanku të ushtrisë turke

Turqia e ka mbrojtur vendosjen e trupave shtesë në Irak, duke thënë se është “akt i solidaritetit” me luftën e Irakut kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Turqia i ka vendosur trupat në një bazë afër qytetit, Mosul, prej vitit të kaluar, si pjesë e misionit stërvitor të koordinuar me qeverinë në Bagdad.

Por, arritja e trupave shtesë të Turqisë, javën e kaluar, ka shkaktuar kundërshtim në Bagdad.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha sot se ushtarët shtesë janë dërguar për mbrojtjen e trajnerëve për shkak të kërcënimit në rritje nga militantët e Shtetit Islamik.

Ky nuk ishte “akt i agresionit, por akt i solidaritetit”, tha Davutoglu.

Ambasadori i Irakut në Kombet e Bashkuara, Mohamed Alhakim, tha dje se Bagdadi dhe Ankaraja po punojnë për zgjidhjen bilaterale të këtij problemi dhe se ndërmjet dy vendeve po zhvillohen bisedime.

XS
SM
MD
LG