Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Ndalet puna në centralin atomik turk


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Turqisë thonë se Rusia e ka ndalur punën në ndërtimin e centralit të parë të planifikuar të Turqisë, për shkak të raporteve të tensionuara ndërmjet dy shteteve.

Turqia e ka rrëzuar një aeroplan luftarak rus në kufirin sirian më 24 nëntor dhe kjo ka shktaktuar sanksione ekonomike nga ana e Moskës kundër Ankarasë.

Zyrtarë të paidentifikuar të energjisë në Turqi kanë thënë sot se kompania shtetërore atomike ruse, Rosatom, nuk e ka përfunduar kontratën për ndërtimin e centralit në qytetin jugor, Akuju, dhe heziton ta bëjë këtë për shkak të penaltive të larta kompensuese, që parashihen me kontratë.

Megjithatë, zyrtarët thonë se Turqia po i vlerëson kandidatët e tjerë potencialë, për projektin i cili e ka vlerën 20 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG