Ndërlidhjet

Putin urdhëron padi kundër Ukrainës lidhur me borxhin


Vladimir Putin
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka udhëzuar Ministrinë e financave që rastin e borxhit me Ukrainën ta paraqes në gjykatë. Sipas Rusisë, Ukraina i ka borxh 3 miliardë dollarë dhe ka dyshime se ky borxh nuk do të paguhet.

“Ecin përpara, dërgone në gjykatë“, i tha Putin ministrit të financave, Anton Siluanov, gjatë një mbledhjeje të sotme të qeverisë.

“Nëse Rusia e paditë Ukrainën, ne jemi të gatshëm të luftojmë kundër Rusisë në gjykatë”, tha kryministri i Ukrainës, Arseniy Yatseniyk.

Këto komente u bënë një ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar, e ka rishqyrtuar politikën e vet, duke lejuar që vendet që dështojnë t’i paguajnë borxhet që i kanë ndaj vendeve të tjera, të mund të marrin hua të tjera.

XS
SM
MD
LG