Ndërlidhjet

SHBA: Gatishmëri për ta ndihmuar Irakun në Ramadi


Pamje nga luftimet afër qytetit irakian Ramadi

Pamje nga luftimet afër qytetit irakian Ramadi

Shtetet e Bashkuara thonë se janë të gatshme ta ndihmojnë ushtrinë e Irakut me personel dhe helikopterë sulmues për ta luftuar grupin militant, Shteti Islamik.

Forcat e Irakut kanë avancuar në qytetin perëndimor Ramadi këtë javë, duke e marrë kontrollin ndaj një lagjeje në periferi të këtij qyteti, që është nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, i tha sot Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, se pritet luftë e ashpër.

Ai tha se nëse kërkohet nga Iraku, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të dërgojnë helikopterë dhe këshilltarë për të ndihmuar në “përfundim të punës”.

XS
SM
MD
LG