Ndërlidhjet

Francë: Filloi procesi kundër trafikantëve të shqiptarëve


Ilustrim

Ilustrim

Prokurorët e Francës dje kanë kërkuar dënime me burg deri në tetë vjet për një grup të marinarëve dhe trafikantëve të njerëzve, të akuzuar se i kanë bartur dhjetëra migrantë nëpër det për në Britani.

Në procesin gjyqësor në qytetin perëndimor francez, Rens, janë 18 persona të dyshuar se për çmime të larta i kanë kontrabanduar së paku 127 migrantë shqiptarë në Britani.

Në deklaratën finale, prokurorja publike, Anne Fourmel, i ka akuzuar të pandehurit për “eksploatim të mjerimit” duke kërkuar deri në 20 mijë euro për familje për t’i ndihmuar migrantët për “të arritur në El Dorado në Britani”.

Vetëm për një migrant, çmimi ishte afro 6 mijë euro tha prokurorja Fourmel.

Prokurorja ka kërkuar dënimin më të rëndë për personin Edmond Rapi, shqiptar i akuzuar se ka luajtur “rol kryesor” në krijimin e rrjetit të kontrabandistëve me seli në Britani.

Siç raporton AFP janë të akuzuar edhe kosovarë, francezë dhe britanikë.

Disa prej tyre i kanë hedhur poshtë akuzat se kanë përfituar nga trafikimi i njerëzve.

XS
SM
MD
LG