Ndërlidhjet

Mjekët pa Kufij – peticion për Shtëpinë e Bardhë


Pamje e një demonstrate të pjesëtarëve të Mjekëve pa Kufij lidhur me bombardimin në Kunduz
Pamje e një demonstrate të pjesëtarëve të Mjekëve pa Kufij lidhur me bombardimin në Kunduz

Organizata Mjekët pa Kufij e ka dërguar mbrëmë një peticion me 547 mijë nënshkrime në Shtëpinë e Bardhë, duke kërkuar hetime të pavarura lidhur me sulmin ajror të Shteteve të Bashkuara në një spital në Kunduz të Afganistanit.

Nga sulmi më 3 tetor, janë vrarë 30 vetë, përfshirë 14 anëtarë të personelit dhe është shkatërruar spitali, që ishte e vetmja qendër e tillë në pjesën veriore të Afganistanit.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja po zhvillojnë hetime për këtë incident, për të cilin komandantët ushtarakë amerikanë kanë thënë se duket se para se gjithash ishte gabim njerëzor.

Por, hetimet ushtarake amerikane nuk e kanë kënaqur grupin, Mjekët pa Kufij, me seli në Francë, kështu që është kërkuar hetim nga një Komision ndërkombëtar humanitar për gjetjen e fakteve.

Mjekët pa Kufij e kanë akuzuar ushtrinë e Shteteve të Bashkuara për “neglizhencë të madhe”.

Organizata Human Rights Watch dhe Parlamenti Evropian, po ashtu, kanë kërkuar hetime të pavarura.

XS
SM
MD
LG