Ndërlidhjet

Irakiani i fitoi 6.4 milionë dollarë në lotarinë amerikane


Ilustrim
Ilustrim

Një person që jeton në Irak i ka fituar 6.4 milionë dollarë në një lotari në shtetin Oregon në Shtetet e Bashkuara.

Ky person e ka marrë këtë shumë të parave më 1 dhjetor në selinë e lotarisë në Salem të Oregonit, tre muaj pasi ka fituar, ka thënë Chuck Baumann, zëdhënës i Lotarisë së Oregonit.

Megjithqë rregullat e lotarisë në përgjithësi nuk lejojnë që fituesit të mbeten anonim, zyrtarët shtetërorë e kanë respektuar kërkesën e personit, që identiteti i tij të mbahet sekret për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij në Irak.

“Ai e bëri shumë të qartë se sasia e parave që e ka fituar këtu me siguri se do ta vënte atë dhe familjen e tij në rrezik”, tha Baumann.

Fituesi e kishte blerë lotarinë në Internet.

XS
SM
MD
LG