Ndërlidhjet

Gjenevë: SHBA, Rusia dhe OKB diskutojnë për Sirinë


Staffan de Mistura
Staffan de Mistura

Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara, nesër në Gjenevë të Zvicrës, diskutojnë për krizën në Siri, ka thënë mbrëmë i dërguari i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura.

Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Gennady Gatilov, tha se Rusia do ta paraqes “vizionin” e vet për intensifikimin e përpjekjeve të përbashkëta për luftimin e terrorizmit në Siri.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha se ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Anne Patterson, e angazhuar për çështjet në Lindjen e Mesme, do ta përfaqësoj Uashingtonin në këtë takim, për të cilin ai theksoi se “do të përpiqet të ketë një kornizë dhe arkitekturë për armëpushim”.

Zoti De Mistura i ka thënë agjencisë Reuters se bisedimet janë pjesë e punës përgatitore “për organizim më të mirë të takimeve të ardhshme në Vjenë”.

XS
SM
MD
LG