Ndërlidhjet

Rusi: Refuzohen akuzat turke për pastrim etnik në Siri


Pamje e një sistemi kundërajror rus në Siri
Pamje e një sistemi kundërajror rus në Siri

Moska i ka hedhur poshtë akuzat nga Turqia se Rusia po kryen operacione të pastrimit etnik në Siri kundër kundërshtarëve të regjimit të presidentit, Bashar al-Assad.

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, tha sot se akuzat janë “të pabaza”.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, dje e ka akuzuar Rusinë për përpjekje për kryerje të “pastrimit etnik” në pjesën veriore të Sirisë.

Ai theksoi se Moska po përpiqet t’i largoj turkmenët dhe myslimanët sunitë lokalë, nga rajoni Latakia, “të cilët nuk kanë raporte të mira me regjimin” me qëllim që të mbrohen interesat ushtarake ruse në rajon.

Kryeministri i Turqisë, mëtutje, ka theksuar se sulmet ajrore të Rusisë në Siri po e “forcojnë” grupin militant, Shteti Islamik, meqë në shënjestër të sulmeve ushtarake ruse janë forcat e moderuara opozitare në Siri.

Marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Ankarasë janë përkeqësuar shumë, prej se forcat turke e rrëzuan një aeroplan luftarak rus, për të cilin Ankaraja tha se e ka shkelur hapësirën ajrore turke.

Piloti i këtij aeroplani rus është vrarë.

Pastaj, Rusia ka ndërmarrë sanksione ekonomike kundër Turqisë.

XS
SM
MD
LG