Ndërlidhjet

Fituesit e marrin Çmim Nobel për këtë vit


Fituesja e Çmimit Nobel për letërsi Svetlana Alexievich

Fituesja e Çmimit Nobel për letërsi Svetlana Alexievich

Laureatët e Çmimit Nobel për vitin 2015 sot në Oslo të Norvegjisë dhe në Stokholm të Suedisë i marrin çmimet.

Në ceremoninë në Oslo Çmimin Nobel për Paqe e merr Kuarteti i Dialogut Kombëtar në Tunizi, i cili këtë çmim e ka fituar për ndërtimin e demokracisë në këtë vend, që paraqet një shembull të tranzicionit paqësor në një rajon që po ballafaqohet me trazira dhe dhunë.

Në Stokholm, çmimet i marrin fituesit në fushat e literaturës, kimisë, fizikës, mjekësisë dhe ekonomisë. Këto çmime i dorëzon Mbreti i Suedisë.

Fituese e Çmimit Nobel për letërsi është shkrimtarja nga Bjellorusia, Svetlana Alexievich, për portretizimin e vështirësisë së jetës në ish-Bashkimin Sovjetik.

Në deklaratën e saj të parë pasi ishte shpallur fituese e Çmimit Nobel për letërsi ajo e ka dënuar intervenimin e Rusisë në Ukrainë, duke e cilësuar si “invadim”.

XS
SM
MD
LG