Ndërlidhjet

Gjenevë: Alarm i sigurisë për sulmuesit e Parisit


Pamje e selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenvë

Pamje e selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenvë

Autoritetet në Zvicër thonë se policia në Gjenevë po zhvillon kërkime për të dyshuarit lidhur me hetimin ndërkombëtar për sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris, me ç’rast u vranë 130 vetë.

Në kumtesë, zyrtarët e sigurisë në Gjenevë kanë shpallur se ata e kanë shtuar nivelin e alarmit të sigurisë në qytet, duke e rritur vigjilencën policore dhe shtimin e forcave të policisë në gjithë qytetin.

Një roje e sigurisë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë i tha agjencisë Reuters se autoritetet zvicerane ishin të fokusuara në kërkimin e katër të dyshuarve, që besohet se janë në këtë hapësirë.

XS
SM
MD
LG