Ndërlidhjet

BE: 13 milionë euro për Serbinë dhe Maqedoninë


Pamje e refugjatëve në një qendër të pranimit në preshevë
Pamje e refugjatëve në një qendër të pranimit në preshevë

Komisioni Evropian sot ka njoftuar se Serbisë dhe Maqedonisë do t’i lejohet një ndihmë prej 13 milionë euro për kujdes për migrantët, e veçanërisht për shkak të kushteve të vështira dimërore.

Komisionari evropian për ndihmë humanitare, Christos Stylianides, ka kumtuar se kjo ndihmë shtesë jepet për shkak se “shumë refugjatë përgjatë rrugës në Ballkanin Perëndimor” janë në gjendje të vështirë në periudhën e dimrit të ashpër.

Komisioni Evropian ka njoftuar se me këtë mbështetje shtesë, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë marrë një ndihmë humanitare prej gjithsej 21.74 milionë euro.

XS
SM
MD
LG