Ndërlidhjet

Mali i Zi: Mospajtimet – çështje e brendshme e Kosovës


Ndërtesa e qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë
Ndërtesa e qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë

Qeveria e Malit të Zi thotë se me Marrëveshjen për demarkacionin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë “zyrtarizuar kufijtë administrativë në harmoni me Kushtetutën e ish-Jugosllavisë të vitit 1974”.

Mëtutje, zyra për marrëdhënie me publikun e qeverisë në Podgoricë thekson se “nëse ekziston dyshimi se kjo nuk është punuar kështu dhe se është bërë gabim, jemi të gatshëm që këtë ta shqyrtojmë, sepse nuk dëshirojmë çfarëdo mospajtimesh me fqinjët, duke pasur parasysh intersat shtetërore dhe kombëtare të Malit të Zi”.

Mëtutje në njoftimin për media theksohet se kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, këtë porosi ia ka transmetuar kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe zyrtarëve të tjerë të Kosovës.

Qeveria e Malit të Zi thotë se “mospajtimet në Prishtinë për Marrëveshjen për kufirin shtetëror me Malin e Zi, konsiderojmë se janë çështje e brendshme e Kosovës”.

XS
SM
MD
LG