Ndërlidhjet

logo-print

Trump e anulon vizitën në Izrael


Donald Trump

Donald Trump

Lideri republikan në garën për nominim presidencial, Donald Trump, e ka anuluar një udhëtim në Izrael, duke thënë se do të shkonte atje “më vonë kur të bëhem president i Shteteve të Bashkuara”.

Mëtutje, zoti Trump tha sot se e shtynë këtë vizitë, e cila është shndërruar në problem për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Pozicioni i zotit Netanyahu, i cili shihet si mbështetës i republikanëve amerikanë, është vështirësuar pasi zoti Trump ka kërkuar ndalje të plotë të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara dhe ka bërë komente kundërthënëse për hebrenjtë te një grup i hebrenjëve.

Donald Trump i tha rrjetit televiziv, Fox News, se ai nuk dëshiron t’i krijoj probleme Netanyahut.

Në Izrael ka pasur thirrje në rritje që Netanyahu ta anuloj çfarëdo takimi me Trumpin.

Por, Benjamin Netanyahu, tha mbrëmë se ai nuk do ta ndalë vizitën e Trumpit në Izrael.

XS
SM
MD
LG