Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen shtatë persona për krim të organizuar


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë me dije se i ka arrestuar shtatë persona të cilët dyshohen se janë marrë me falsifikim të dokumenteve të ndryshme.

Policia ka njoftuar se shtatë personat e arrestuar në lokacione të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj, dyshohen për vepra penaleqë ndërlidhen me krimin e organizuar, duke përfshirë edhe kontrabandimin me migrantë, falsifikimin e dokumenteve e trafikimin me narkotikë.

“Gjatë realizimit të bastisjeve në dy lokacione të ndryshme, është zbuluar një laborator dhe një punëtori për prodhimin e dokumenteve ku janë gjetur qindra pasaporta dhe materiale për prodhimin e pasaportave të shteteve të ndryshme si: sllovene, finlandeze, çeke, bullgare, spanjolle dhe greke”, ka bërë të ditur policia.

Laboratori i gjetur, sipas organeve të rendit, është pajisje shumë e sofistikuar për prodhimin e dokumenteve.

Operacioni nga ana e Departamentit të Policisë Kufitare është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Personat e ndaluar janë dërrguar në mbajtje.

XS
SM
MD
LG