Ndërlidhjet

logo-print

Svetlana Alexievich merr Çmimin Nobel për Letërsi


Svetlana Alexievich

Svetlana Alexievich

Shkrimtarja nga Bjellorusia, Svetlana Alexievich, e ka pranuar sot në Stokholm, nga mbreti suedez, Çmimin Nobel për Letërsi për portretizimin e vështirësisë së jetës në ish-Bashkimin Sovjetik.

Çmimet Nobel në këtë ceremoni i kanë marrë edhe fituesit në fushat e literaturës, kimisë, fizikës, mjekësisë dhe ekonomisë.

Në Oslo të Norvegjisë ndërkaq, Kuarteti i Dialogut Kombëtar në Tunizi e ka marrë Çmimin Nobel për Paqe, i cili këtë çmim e ka fituar për ndërtimin e demokracisë në këtë vend, që paraqet një shembull të tranzicionit paqësor në një rajon që po ballafaqohet me trazira dhe dhunë.

Në deklaratën e bërë sot gjatë mbajtjes së ceremonisë, shkrimtarja nga Bjellorusia, Svetlana Alexievich, e quajti “pushtim” ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.

Svetlana Alexievich, 67 vjeçare, e lindur në Ukrainë nga babai bjellorusian dhe nëna ukrainase, i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë, se çmimi i marrë është një përpjekje për nxitjen e një “revolucioni paqësor në mendjet e njerëzve”.

XS
SM
MD
LG