Ndërlidhjet

Ahrar al-Sham tërhiqet nga bisedimet me opozitën siriane


Ilustrim
Ilustrim

Një grup i fuqishëm i militantëve islamikë është tërhequr nga bisedimet që po mbahen me politikanët opozitarë në Siri, të cilat kanë për qëllim krijimin e një fronti të përbashkët përpara bisedimeve për paqe me presidentin Bashar al-Assad.

Konferenca e mbajtur në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riyadh, shënon takimin e parë në mes shumicës së grupeve militante të mbledhura së bashku që nga fillimi i konfliktit në Siri.

Fronti Al-Nusra, kurdët sirianë dhe dega e Al-Kaidës në Siri, nuk kanë qenë të ftuar në këtë takim.

Përmes një deklarate të dhënë në fund të takimit është bërë thirrje sot për një shtet gjithpërfshirës e demokratik dhe se presidenti Assad sipas deklaratës, duhet ta lë pushtetin në fillim të periudhës kalimtare me qëllim të ruajtjes së institucioneve shtetërore.

Por, grupi Ahrar al-Sham, tha se është tërhequr nga këto bisedime në Riyadh, duke përmendur si arsye “rolin kryesor” që e kanë marrë opozitarët në Siri në propozimet për udhëheqës të mundshëm.

Ky grup njashtu ka bërë me dije se “fraksionet revolucionare” nuk ishin të përfaqësuara në mënyrë adekuate gjatë konferencës.

XS
SM
MD
LG