Ndërlidhjet

KE nis procedurat për "shkeljet ligjore" nga ana e Hungarisë


Ilustrim

Ilustrim

Komisioni Evropian ka bërë me dije sot se i ka filluar procedurat ndaj Hungarisë për shkeljet e mundshme që ky shtet ka bërë me ligjin e ri, sipas të cilit azilkërkuesve që iu refuzohetazili, nuk do të mnund ta marrin këtë status edhe nëse fitojnë pas ankesës.

Komisioni, krahu ekzekutiv i bllokur prej 28 vendesh, tha se është i shqetësuar me këtë ligj, i cili sipas KE-së, është në kundërshtim me rregullat e Bashkimit Evropian. Ligji i ri hungarez, sipas KE-së, ua mohon azilkërkuesve mundësinë për paraqiten e fakteve të reja për azil.

KE ka bërë me dije se një letër informuese mbi nisjen e procedurave ia ka dërguar edhe Budapestit dhe se një procedurë e tillë mund të rezultoj me veprim ligjor në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Hungaria menjëherë sot e ka akuzuar Komisionin Evropian për “hakmarrje të motivuar politikisht”.

Qeveria e kryeministrit Viktor Orban është akuzuar nga BE-ja për qëndrimin e saj të ashpër kundër refugjatëve në kohën kur Evropa po përballet me numrin më të madh të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ligji hungarez, sipas KE-së, i detyron aplikantët që ta lëshojnë territorin para se të skadojë afati i ankimimit.

XS
SM
MD
LG