Ndërlidhjet

Vritet shefi i financave të IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sot se shefi i financave të Shtetit Islamik është vrarë gjatë sulmeve ajrore nga aeroplanët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Steve Warren, tha sot se Ebu Salah dhe dy udhëheqës të tjerë të lartë, janë vrarë gjatë sulmeve.

Warren e ka quajtur Salah si njëri nga pjesëtarët me gradë të lartë dhe me përvojë të madhe në financat e grupit militant.

Dy militantët e tjerë që janë vrarë, sipas tij, janë një përgjegjës për kordinimin e aktiviteteve të grupit dhe një tjetër i cili ka vepruar si oficer ekzekutiv.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin në sipërfaqe të madhe të Sirisë dhe Irakut që nga qershori i 2014-tes.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është duke kryer sulme ajrore kundër objektivave të IS-it për më shumë se një vit

XS
SM
MD
LG