Ndërlidhjet

Opozitarët sirian pajtohen të bisedojnë me Assadin


Ilustrim
Ilustrim

Shumica e grupeve opozitare të Sirisë janë pajtuar që të takohen me qeverinë gjatë muajit të ardhshëm, për të biseduar rreth gjetjes së një zgjidhje politike, për ti dhënë fund luftës së tyre civile pesë vjeçare.

Pas dy ditë bisedimesh të sponsorizuara nga Arabia Saudite, më shumë se 100 pjesëmarrës në mesin e të cilëve edhe politikanë laikë nga Damasku e përfaqësues të militantëve islamikë, sipas udhëheqësit të takimit, janë pajtuar që do të përgatiten për nisjen e bisedimeve të paqes me qeverinë e Bashar al-Assadit, që pritet të mbahen gjatë muajit të ardhshëm.

“Pjesëmarrësit janë të gatshëm për të negocijuar brenda një afati kohor që do të përcaktohet nga Kombet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të lëshuar pas takimit.

Por opozita e ka vënë një kusht para nisjes së bisedimeve, duke kërkuar që Bashar al-Assad ta lë pushtetin në fillim të përiudhës së tranzicionit me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve demokratike.

Shtetet e Bashkuara menjëherë e kanë përshëndetur gatishmërinë e opozitës siriane.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e ka quajtur atë si “hap të rëndësishëm” në drejtim të arritjes së paqës në Siri.

“Ne e mirëpresim një rezultat pozitiv”, ka thënë Kerry.

XS
SM
MD
LG