Ndërlidhjet

Në Paris vazhdon samiti për klimën


Ilustrim
Ilustrim

Negociatat në kuadër të samitit për klimën që po mbahet në Paris të Francës kanë vazhduar gjatë gjithë natës së mbrëmshme, me qëllim të arritjes së projekt-marrëveshjes për të frenuar ngrohjen globale.

Ende nuk ka shpresë që marrëveshja do të nënshkruhet gjatë ditës së sotme andaj edhe bëhet me dije, se një gjë e tillë mund të shtyhet për të shtunën.

Pjesëmarrësit kanë punuar në draftin final që nga dita e enjte.

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, i cili po e kryeson samitin, ka shfaqur shpresën që marrëveshja do të arrihet.

Samiti, i organizuar nga Kombet e Bashkuara, është konsideruar si një nga momentet më të rëndësishme pas diskutimeve që kanë filluar qysh në 2011-ten rreth marrëveshjes globale për trajtimin e ndryshimeve kllimatike.

Marrëveshja që do të nëndhkruhet në Paris, do të jetësohet në vitin 2020

XS
SM
MD
LG