Ndërlidhjet

Refugjatët e parë sirianë mbërrijnë në Kanada


Ilustrim
Ilustrim

Një avion me 163 refugjatë sirianë ka mbërritur mbrëmë në Kanada.

Refugjatët në Aeroportin e Torontos janë përshëndetur nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Deri në fund të vitit, qeveria planifikon të mirëpres në Kanada rreth 10 mijë refugjatë sirianë.

“Ne të gjithë do ta mbajmë mend këtë ditë”, ka thënë kryeministri kanadez, teksa ka përshëndetur refugjatët e parë që kanë arritur në Kanada, shumica nga ta gra e fëmijë.

Aeroplani ka arritur në Kanada nga Bejruti.

Pranimi i refugjatëve është bërë pas zotimeve të qeverisë së re se do të vendosë në Kanada rreth 25 mijë refugjatë sirianë, pavarësisht shqetësimeve të sigurisë që janë rritur pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris.

Ministri i Emigracionit në Kanada, John McCallum, është shprehur optimist se 10 mijë refugjatë do të arrijnë deri më 31 dhjetor të këtij viti, derisa 15 mijë të tjerë, sipas tij, do të arrijnë deri në fund të shkurtit të vitit 2016.

XS
SM
MD
LG