Ndërlidhjet

Komunikimi i ashpër politik shqiptar


Tiranë, foto arkivi
Tiranë, foto arkivi

Gjuha e përodrur nga politika shqiptare, është një gjuhë e ashpër dhe pa thelb.

Kështu mendojnë disa prej analistëve të medias në Shqipëri.

Seancat parlamentare në parlamentin e Shqipërisë janë shndërruar në një arenë debatesh e fyerjesh personale, dhe aspak në një foltore për shqyrtimin e mendimeve dhe propozimeve për ligjet që do të përmirësonin jetën e qytetarëve.

Për analistin Artan Hoxha, gjuha e përdorur në politikën e Tiranës është tradicionalisht e rëndë, por për të, kjo gjuhë është pasojë dhe jo shkak..

“Gjuhën e rëndë e shoh si pasojë e pamundësisë për të realizuar objektiva politikë, qofshin këto objektiva në dobi të interesit publik, apo në dëm të tij”, thotë ai.

Ndërsa gazetarja Mimoza Kociu, mendon se mbi te gjitha, gjuha politike në Shqipëri është retorikë.

“Gjuha politike në Shqipëri është një retorikë që synon vetëm fitoren e ditës apo të javës mbi rivalin politik, që prodhon një spirale dhune verbale, që nuk është aspak në interes të qytetarit”, thotë zonja Kociu.

Sipas saj, kjo dëshmon papjekurinë e klasës politike shqiptare, e cila nuk e ka kuptuar ende rolin e saj në një shoqëri demokratike, ende të brishte, siç është demokracia në Shqipëri..

Edhe situata e komunikimit politik në Kosovë, ka vëmendjen e Tiranës dhe tërheqja e paraleleve për analistët në Shqipëri duket e pashgmangshme.

Për Mimoza Kociun, Kosova po prodhon lajm aspak pozitiv edhe jashtë vendit.

“Krejt e pazakontë që politikanë të Kosovës, që janë pjesë e institucioneve dhe që janë brenda tyre nuk përdorin instrumentet dhe hapësirat ligjore që i kanë miratuar vetë për të funksionuar, por përdorin aksione guerrile. Nesër do të jenë po ata që do të kërkojnë votën për t’i udhëhequr ato institucione", thotë ajo.

Ndërsa, për Artan Hoxhën është sërish pamundësia për të komunikuar, e gjetur si zgjidhje racionale që shpie në reagime të ashpra komunikuese, si ai mes qeverisë e opozitës në Kosovë. Për të qeveria ka përdorur akte më të ashpra se opozita.

“Burgosja e liderit të opozitës është minim, është tritol kundër demokracisë. Ne e kemi bërë këtë gabim në vitin 1993 me Fatos Nanon, Kosova e bëri në vitin 2015 me liderin e opozitës Albin Kurti, dhe nuk duhej ta bënte", thotë zoti Hoxha.

XS
SM
MD
LG