Ndërlidhjet

Hetimet në Kaliforni, FBI kontrollon parkun ku ishin sulmuesit


Ilustrim
Ilustrim

Policët hetues në Kaliforni janë duke e kontrolluar një park të një liqeni që gjendet, afër vendit ku javën e kaluar janë vrarë 14 persona në një qendër të shërbimeve sociale.

Hetuesit nga FBI kanë filluar kontrollet në parkun e liqentit Seccombe, që gjendet tri kilometra nga vendi ku ka ngjarë sulmi në San Bernardino.

Dy të dyshuarit për sulmin, nga hetuesit, bëhet me dije se e kanë vizituar këtë park në ditën e të shtënave.

Sulmi nga FBI po hetohet si akt terrorizmi, më vdekjeprurësi që nga shtatori i 2011-tes.

Tashfeen Malik dhe burri i saj Syed Farook, kanë hapur zjarrë javën që shkoi në një qëndër për punë sociale në Kaliforni, duke lënë të vdekur 14 persona dhe plagosur 22 të tjerë.

Dy sulmuesit, për të cilin zyrtarët thonë se u radikalizuan disa vite më parë, janë vrarë pas sulmit gjatë një shkëmbimi të zjarrit me policinë.

XS
SM
MD
LG