Ndërlidhjet

Vritet futbollisti Arnold Peralta


Ilustrim
Ilustrim

Persona të armatosur e kanë vrarë sot në parkun e një qendre tregëtare, yllin e futbollit nga Hondurasi, Arnold Peralta.

Peralta, 26 vjeçar, është vrarë nga një makinë në lëvizje në qytetin e tij të banimit, La Ceiba, ka njoftuar Leonel Sauceda, zëdhënës i policisë.

Peralta, i cili aktualisht ka qenë duke luajtur për ekipin Olimpia, është viktima e fundit e dhunës nga bandat në Honduras.

Zëdhënësi i policisë ka bërë me dije se policia është në kërkim të autorëve të vrasjes.

Motivet e vrasjes, sipas Sauceda, duket të mos kenë lidhje me grabitje ngase asnjë gjësend nuk i është marrë viktimës.

Osman Madrid, nënkryetar i ekipit Olimpia, ka thënë se janë të pikëlluar dhe të tmerruar me këtë lajm.

Peralta ishte bërë i njohur në ligën lokale të Hondurasit krahas ekipit të qytetit La Ceiba, duke qenë më pas në 2009-ten, pjesë e ekipit të Hondurasit në garat botërore të futbollit U-20, të mbajtura në Egjipt.

XS
SM
MD
LG