Ndërlidhjet

Spanja arreston udhëheqësin e "bandës së kokainës" në Evropë


Ilustrim

Ilustrim

Policia spanjolle ka njoftuar se e ka arrestuar një shtetas anglez i cili dyshohet të jetë kryesuesi i bandës më të madhe të trafikut të drogës në Evropë.

Përmes një deklarate, autoritetet spanjolle kanë bërë me dije se Robert Dawes, 44 vjeçar nga Nottingham i Anglisë, është arrestuar më 12 nëntor në qytetin jugor spanjoll Benalmadena dhe i njëjti është ekstraduar për në Francë.

Ndonëse është arrestuar një muaj më parë, lajmi për arrestimin e tij është publikuar sot.

Autoritetet spanjolle kanë thënë se Dawes “ka trafikuar kokainë nga Amerika e Jugut për në Evropë si dhe ka transportuar drogë nga Turqia dhe Afganistani për në Britani".

Hetuesit spanjollë kanë thënë se rreth 50 persona që dyshohet se i kanë takuar grupit të udhëhequr nga ai, janë arrstuar në vende të ndryshme gjatë viteve të fundit.

Hetuesia spanjolle ka thënë se tre anëtarët e bandës së tiij, kanë qenë në mesin e 30 personave të arrestuar në vitin 2013, pas aksionit të policisë franceze ku janë konfiskuar 1.43 tonë kokainë, e cila gjendej në 32 valixhe që po barteshin me fluturimin e Air France nga Venezuela.

XS
SM
MD
LG