Ndërlidhjet

Blair: Pata kërkuar nga Gadafi që ta lëshonte Libinë


Ish-kryeministri britanik, Tony Blair

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, thotë se e kishte telefonuar Muamer Gadafin dhe të njëjtin ishte munduar ta bindte që ta lëshonte Libinë, në 2011-tën, kur kishte filluar pranvera arabe.

Blair tha sot se nuk kishte bërë këtë përpjekje që ta “shpëtonte” diktatorin libian, por për ta larguar atë nga Libia në mënyrë që të ndodhte një tranzicion paqësor.

Blair ka qenë kryeministër anglez nga 1997-ta deri në vitin 2007-të.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë pjesë e sulmeve ajrore të NATO-s në vitin 2011, sulme që çuan në rrëzimin e Gadafit.

Që nga rrëzimi i tij, situata në Libi akoma nuk është qetësuar ngase disa grupe të lidhura me Shtetin Islamik janë forcuar.

XS
SM
MD
LG