Ndërlidhjet

Një rusisht-folëse kryen sulm vetvrasës në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Një shpërthim vetvrasës në lindje të provincës Nangarhar të Afganistanit ka lënë të vdekur pesë persona.

Zyrtari për media në zyrën e guvernatorit të Nangarharit, Attaullah Khogyani, njoftoi se incidenti ndodhi menjëherë pasi forcat e sigurisë arrestuan nëntë rusisht-folës, në mesin e të cilëve edhe një grua dhe tre fëmijë.

Khogyani tha se grupi i të arrestuarve menjëherë është dërguar në stacion të policisë dhe me të arritur atje, gruaja e arrestuar e ka shpërthyer eksplozivin që kishte në trupin e saj.

Tre fëmijët dhe një oficer i intelegjencës afgane, janë vrarë si rezultat i shpërthimit.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Hetimi në lidhje me pjesëtarët e tjerë të këtij grupi të arrestuar, është duke vazhduar.

XS
SM
MD
LG