Ndërlidhjet

logo-print

Aktakuzë e re për kryetarin e Zagrebit


Kryetari i Zagrebit, Milan Bandiç

Kryetari i Zagrebit, Milan Bandiç

Nën dyshimin se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke nënshkruar marrëveshje të paligjshme me kompani lokale në vlerë prej mbi 3.5 milionë dollarësh, autoritetet kroate kanë ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Zagrebit, Milan Bandiç.

Bandiç, 60 vjeçar, akuzohet së bashku me pesëmbëdhjetë persona të tjerë.

Bandiç është arrestuar në tetor të vitit të kaluar dhe ka qëndruar në paraburgim për gjashtë muaj.

Ai në vazhdimësi i ka mohuar veprat penale për të cilat tashmë akuzohet.

Më herët gjatë këtij viti ai u akuzua për keqpërdorimin e mbi 40 mijë dollarëve, para me të cilat në mënyrë të palligjshme ai e kishte financuar një grup qytetarësh.

Bandiç, në vitin 2000, është rizgjedhur kryetar i kryeqytetit të Kroacisë.

Bandiç ka kandiduar për president në vitin 2009 por ka humbur në raundin e dytë.

Lufta kundër korrupsionit në Kroaci ka nisur në 2010-ten me qëllim të përafrimit të këtij shteti me Bashkimin Evropian, mekanizëm në të cilin është pranuar në 2013-ten.

Hetuesia në Kroaci ka hetuar disa zyrtarë të lartë duke përfshirë edhe ish-kryeministrin, Ivo Sanader, gjykimi ndaj të cilit ende është duke vazhduar.

XS
SM
MD
LG