Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim i fuqishëm në Kabul të Afganistanit


Ilustrim

Ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm i shoqëruar me të shtëna armësh e ka tronditur sot qendrën e Kabulit në Afganistan.

Raportet nga atje kanë bërë me dije se një person i armatosur ka hyrë në një “shtëpi mysafirësh” në zonën Sherpour, zonë ku zakonisht qëndron personeli i huaj, dhe i njëjti ka kryer sulm vetvrasës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sediq Sediqqi, ka thënë se shpërthimi duket të ketë ngjarë në një makinë bombë.

Ende nuk dihet në lidhje me pasojat e këtij shpërthimi.

Policia afgane e ka rrethuar zonën.

Sulmi vjen në kohën kur presidenti, Ashraf Ghani, është kthyer nga Islamabadi, vend në të cilin ishte mbajtur një konferencë me synim të rinisjes së bisedimeve të paqes me talibanët.

Sulmi i fundit më vdekjeprurës në Afganistan ku kanë mbetur të vdekur më shumë se 50 civilë e zyrtarë policorë, ka ndodhur gjatë kësaj jave në Aeroportin e Kandaharit.

XS
SM
MD
LG