Ndërlidhjet

Tension ndërmjet zëdhënësit amerikan dhe gazetarit rus


John Kirby
John Kirby

Tensionet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit kanë shpërthyer hapur mbrëmë gjatë një këmbimi gjaknxehtë të fjalëve ndërmjet zëpdhënësit të Departamentit amerikan të shtetirt, John Kirby, dhe gazetarit rus, Gayane Chichakyan.

Gjatë një konference të zakonshme për shtyp në Uashington, zëdhënësi Kirby e akuzoi reporterin e kanalit televiziv RT për pyetje “absolutisht të çmendura” dhe “qesharake” të ndërlidhura me tensionet ndërmjet Irakut dhe Turqisë, lidhur me ushtarët turq në pjesën veriore të Irakut.

Reporteri i televizionit RT, që është i financuar nga Rusia, ka pyetur nëse Shtetet e Bashkuara janë përgjegjëse për aksionet e Turqisë, pasi ato, po ashtu, kanë ndërmarrë aksion ushtarak në Siri dhe Irak, pa lejen e qeverisë, duke krijuar shembull për Turqinë.

Pas disa minutash, zoti Kirby e humbi gjakftohtësinë e tij të zakonshme dhe tha: “këto pyetje janë absolutisht të çmendura”.

Mëtutje, ai theksoi se të gjitha aksionet ushtarake amerikane në Irak janë koordinuar me qeverinë e Irakut dhe çfarëdo sugjerimi tjetër është “vetëm akuzë krejtësisht e pabazë”.

“Ju mund të pyesni çka të doni, ju këtë mund ta bëni në Shtetet e Bashkuara, por nuk ju shoh që këto pyetje të njejta ia keni bërë qeverisë suaj”, tha Kirby.

XS
SM
MD
LG