Ndërlidhjet

Ukrainë: Rrahje e deputetëve në Parlament


Pamje nga rrahja e deputetëve në Parlamentin e Ukrainës

Pamje nga rrahja e deputetëve në Parlamentin e Ukrainës

Në Parlamentin e Ukrainës sot ka shpëthyer një rrahje ndërmjet deputetëve që u takojnë pative të koalicionit qeverisës, pasi një ligjvënës është përpjekur që ta largoj nga foltorja kryeministrin, Arseniy Yatsenyuk.

Yatsenyuk i mbronte të arriturat e qeverisë së tij, kur deputeti Oleh Barna, nga radhët e partisë së presidentit Petro Poroshenko, duke i dhënë një buqetë me lule kryeministrit, e rrëmbeu atë dhe beli dhe e tërhoqi, derisa deputetët e tjerë arritën dhe e detyruan Barnën që ta lironte Yatsenyukun.

Pastaj disa ligjvënës u përleshën me njëri-tjetrin dhe shkëmbyen të rëna për disa minuta derisa u vendos rregulli.

Mbështetja poër kryeministrin Yatsenyuk ka rënë në mënyrë dramatike gjatë këtij viti, pasi qeveria e tij i ka miratuar masat e kursimit dhe reformat e tjera ekonomike.

XS
SM
MD
LG