Ndërlidhjet

Fabius: Bisedimet për klimën – zgjaten një ditë


Laurent Fabius (majtas) së bashku me sekretarin e përgjoithshëm të OKB-së Ban Ki-moon në samitin për klimën në Paris
Laurent Fabius (majtas) së bashku me sekretarin e përgjoithshëm të OKB-së Ban Ki-moon në samitin për klimën në Paris

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, tha se bisedimet për marrëveshjen ndërkombëtare për luftimin e ndryshimeve klimatike do të zgjaten për një ditë, me qëllim që të kapërcehen disa mospajtime.

Zoti Fabius tha se ai do të paraqes një tekst të kompromisit nesër në mëngjes, me shpresë se do të arrihet marrëveshja.

Në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën në Paris, po marrin pjesë negociatorët e 195 vendeve dhe planifikohej se do të përfundonte sot.

“Atmosfera është e mirë, gjërat janë pozitive dhe po shkojnë në drejtim të duhur”, tha Fabius.

Por, një burim i afërt me negociatat i tha agjencisë Reuters se “nata e mbrëmshme ishte shumë e vështirë”.

XS
SM
MD
LG