Ndërlidhjet

Kerry - javën e ardhshme bisedon me Putinin dhe Lavrovin


Pamje nga një takim i mëparshëm ndërmjet sekretarit Kerry dhe ministrit Lavrov (majtas)

Pamje nga një takim i mëparshëm ndërmjet sekretarit Kerry dhe ministrit Lavrov (majtas)

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, javën e ardhshme në Moskë do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me ç’rast pritet të bisedohet për Sirinë dhe Ukrainën.

“Ata do të diskutojnë për përpjekjet aktuale për arritjen e tranzicionit politik në Siri”, tha sot zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.

Kerry, po ashtu, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, që janë sponzorët kryesorë të përpjekjeve ndërkombëtare për ndërmjetësimin e përfundimit të luftës në Siri, kanë qasje të ndryshme për gjetjen e zgjidhjes politike për këtë konflikt dhe për luftën kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Në takimet me Putinin dhe Lavrovin, zyrtari i lartë amerikan, po ashtu, do ta shtroj edhe çështjen e situatës në Ukrainë, ku Moska akuzohet për mbështetje të separatistëve në pjesën lindore të këtij vendi.

XS
SM
MD
LG