Ndërlidhjet

Putin: Kërcënim për ata që i sulmojnë rusët në Siri


Vladimir Putin

Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë ruse që “të veproj në mënyrë tejet të ashpër”kundër çdo kërcënimi ndaj forcave të saj në Siri.

Putin u tha sot zyrtarëve të mbrojtjes në Moskë se forcat ruse në Siri duhet “menjëherë t’i shkatërrojnë” kërcënimet e tilla në Siri.

Muajin e kaluar, ushtria e Turqisë e ka rrëzuar një aeroplan luftarak rus në kufirin me Sirinë, duke shkaktuar tensionime të thella me Rusinë.

Turqia ka thënë se bombarduesi rus ishte në hapësirën ajrore turke.

Pa e përmendur Turqinë, Putin është kërcënuar kundër “provokimeve të mëtejshme”.

Presidenti i Rusisë, po ashtu, tha se ushtria ruse i ka dhënë mbrojtje ajrore, armatim dhe furnizime grupit, Armata e Lirë e Sirisë, që është një bllok opozitar i mbështetur nga perëndimi, i cili lufton kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Moska akuzohet se me sulmet ajrore i ka marrë në shënjestër caqet e opozitës së moderuar siriane, e jo ato të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Putini tha se është e rëndësishme të zhvillohet bashkëpunim “me të gjitha shtetet, që kanë interes real në shkatërrimin e terroristëve”.

XS
SM
MD
LG