Ndërlidhjet

Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmet në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Një ushtar është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur si rezultat i një bombe që ka shpërthyr në Quetta të Pakistanit.

Shpërthimi ka ngjarë sot në një pikë të kontrollit të organeve të rendit.

Në një incident tjetër që ka ngjarë në Karachi, një oficer në pension i ushtrisë, është qëlluar për vdekje kur dy persona nga një motoçikletë kanë hapur zjarr në një lagje ku banojnë ushtarakë nga Pakistani.

Përmes një e-maili të dërguar në radion Marshaal të Pakistanit, një zëdhënës i talibanëve, e ka marrë përgjegjësinë për të dyja sulmet e ndara.

XS
SM
MD
LG