Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Arabi, për herë të parë votojnë edhe gratë


Ilustrim
Ilustrim

Qytetarët e Arabisë Sauditë sot po votojnë për zgjedhjet e para të vendit në të cilat edhe gratë janë të lejuara që të votojnë dhe të zgedhen.

Nga 6 mijë e 917 kandidatë sa janë në garë në zgjedhjet e sotne, 979 nga ta, janë gra.

Si rezultat i politikave të rrepta gjinore, burrat dhe gratë në Arabinë Saudite sot do të hedhin vota në qendra të ndara të votimit.

Për shkak të këtyre rregullave, kandidateve femra, gjatë fushatës zgjedhore, nuk iu është lejuar të takohen me votuesit meshkuj.

Votuesit sot do të zgjedhin anëtarët e 284 këshillave lokale do të kenë përgjegjësi në mirëmbajtjen e rrugëve, mbledhjen e mbeturinave dhe mbarëvajtjen në parqet publike.

Nga 1.3 milion persona sa janë regjistruar të votojnë, prej tyre janë vetëm 130 mijë femra.

Zgjedhjet paraprake ku kanë pasur mundësi të votojnë dhe të zgjidhen vetëm meshkuj, janë mbajtur në 2005-ten dhe në 2011-ten.

XS
SM
MD
LG