Ndërlidhjet

logo-print

Marrëveshja për ndryshimet klimatike drejt finalizimit


Ilustrim

Ilustrim

Negociatorët në konferencën ndërkombëtare për klimen të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në Paris, janë afër miratimit të një marrëveshje që synon luftën ndaj ndryshimeve klimatike globale.

Draft-marrëveshja pritet të prezantohet sot para presidentit francez, Francois Hollande dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Pjesëmarrësit kanë punuar gjatë gjithë natës së mbrëmshme për ta finalizuar marrëveshjen.

Konferenca ishte paraparë që të përfundoj të premten, por e njëjta është shtyrë për një ditë.

Zyrtarët në Paris nuk kanë zbuluar detaje nga marrëveshja e cila do të jetë e para e tillë, e miratuar nga thuajse i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

Rreth 190 vende janë të përfaqsuara në bisedimet në Paris.

Në 1997-ten, protokolli i Kyoto-s ishte nënshkruar vetëm nga vendet kryesore industriale dhe u njëjti asnjëherë nuk e kishte marrë mbështetjen e SHBA-ve.

XS
SM
MD
LG