Ndërlidhjet

Finlanda burgos dy terroristë të dyshuar


Pamje pas masakrës në bazën ushtarake Speicher, Irak
Pamje pas masakrës në bazën ushtarake Speicher, Irak

Një gjykatë finlandeze i ka burgosur dy vëllezër binjakë nga Iraku, nën dyshimin se të njëjtit janë anëtarë të Shtetit Islamik dhe se i kanë vrarë njëmbëdhjetë ushtarë të paarmatosur në Irak në qershor të vitit të kaluar.

Seanca e parë para gjyqtarit, është mbajtur me dyer të mbyllra në Tampere të Finlandës.

Që të dy irakianët janë arrestuar në një qendër refugjatësh në veriperëndim të Helsinkit.

Policia finlandeze thotë se në një video të publikuar më herët, shihen dy vëllezërit të cilët kanë marrë pjesë në një masakër që ka ngjarë jashtë qytetit Tikrit të Irakut.

Dy vëllezërit, 23 vjeçar, dyshohen se kanë qenë në mesin e militantëve që i kanë vrarë 1 mijë e 700 ushtarë irakianë të zënë robër në bazën ushtarake Speicher.

Jari Raty, zëdhënës i hetuesve të Finlandë, tha se gjykimi për dy vëllezërit pritet të nis në muajin prill.

Dy vëllezërit nga Iraku mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG