Ndërlidhjet

logo-print

OKB dokumenton shkeljen e të drejtave të njeriut në Afganistan


Kunduz, Afganistan

Kunduz, Afganistan

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan e ka publikuar një raport që dokumenton gjendjen e të drejtave të njeriut në qytetin Konduz, që gjendet në veri të vendit.

Raporti i publikuar sot, bën me dije se 289 persona kanë vdekur dhe 559 civilë u plagosën gjatë luftimeve në qytet gjatë muajit shtator në mes të militantëve dhe forcave afgane të sigurisë.

Në mesin e viktimave, sipas raportit, janë edhe 30 të vrarët që janë vrarë nga një sulm amerikan i datës 3 tetor.

Raporti thekson se pos viktimave, rreth 13 mijë familje janë zhvendosur nga kjo zonë për shkak të kushteve të vështira duke përfshirë gjendjen e rëndë ekonomnike, mungesën e kushteve elementare dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Luftimet në Kunduz ishte rasti më i keq i dhunës që nga fillimi i fushatës së udhëhequr nnga SHBA-ja në 2001-ten, për largimin e talibanëve nga Afganistani.

XS
SM
MD
LG