Ndërlidhjet

Deputeti Kurteshi flet para masës, edhe pse zyrtarisht është në arrest shtëpiak


Ismail Kurteshi
Ismail Kurteshi

Ndonëse zyrtarisht gjendet nën masën e arrestit shtëpiak, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i është drejtuar sot masës në Gjilan në “Manifestimin për Republikën”.

Ndonëse nuk dihet se mbi çfarë kushtesh atij i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, Lëvizja Vetëvendosje, në një postim në rrjetin Facebook, ka njoftuar se Kurteshi nuk e ka respektuar arrestin shtëpiak dhe si i tillë ka dalë në paraqitje publike.

“Duke mos e respektuar vendimin e padrejtë të pushtetit për ta mbajtur në arrest shtëpiak, deputeti i Vetëvendosjes Ismajl Kurteshi u drejtohet mijëra qytetarëve pjesëmarrës në manifestimin për Republikën në Gjilan”, thuhet në postim.

Ai, sipas një videoje të publikuar, ka thënë se “Zajedinica nuk kalon” dhe se do ta mbrojnë republikën.

Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ia kishte caktuar më 2 dhjetor masën e arrestit shtëpiak prej një muaji deputetit Ismajl Kurteshi.

Caktimi i masës së paraburgimit, sipas një komunikate të lëshuar atë ditë, ishte bërë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurit.

Sipas njoftimit, Kurteshi i kryer veprat penale: Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.
Kurteshi kishte hedhur gaz-lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës me qëllim të kundërshtimit të marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe marrëveshjen për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG