Ndërlidhjet

Vritet njëri nga komandantët e separatistëve në Ukrainë


Luhansk, Ukrainë
Luhansk, Ukrainë

Një komandant i separatistëve rusë në rajonin Luhansk të Ukrainë,s është vrarë nga një shpërthim që ka ngjarë në makinën e tij, teksa ai po kthehej nga dasma e organizuar me rastin e martesës së tij.

Burime separatistë kanë thënë se Pavel Dryomovu, vra sot nga shpërthimi që ka ngjarë në autostradën, Pervomaisk-Stakhanov, në afërsi të Luhanskut.

Agjencia ruse Interfax tha se janë duke e verifikuar informacionin mbi vdekjen e tij.

Por, sapartistët në Ukrainë, kanë thënë se Pavel Dryomovu u martua mbrëmë me një grua nga Shën Petërsburgu dhe se është vrarë teksa po kthehej nga festimet që kishin zgjatur deri sot.

Vozitësi i tij u vra gjithashtu.

XS
SM
MD
LG